Irani e ka akuzuar Trump

Publikuar në Jan. 9, 2019, 5:29 p.m.

Në përgjigjen e dhënë ndaj pretendimeve të presidentit amerikan Trump në lidhje me atë se Irani është i prirur të negocioj me SHBA-në dhe deklaratat e pabazuara dhe të përsëritura të tij në lidhje me situatën në Iran, Zëdhënësi i ministrisë së jashtme iraniane Behram Kasimi është shprehur kështu: “Trump po shpreh vetëm dëshirat e tij boshe dhe të pamundshme.”

Kasimi tha se Trump nuk ka marrë mësim nga zhvillimet historike në dekadat e fundit dhe politikat e gabuara në rajon dhe ai përsëri shprehu urrejtjen e tij kundër popullit iranian, por se periudhat e persekutimit historik dhe ngacmimit tani kanë mbetur në të kaluarën.

Zëdhënësi i ministrisë së jashtme iraniane u shpreh se deklaratat e Trumpit mbi Iranin nuk kanë të bëjnë me faktet, duke shtuar se: “Amerikanët nuk kanë qenë në gjendje të marrin një rezultat nga dëshirat e rrënjosura thellë, mashtrimet e zbrazëta dhe përpjekjet armiqësore të tyre kundër popullit iranian dhe nuk do të marrin as në të ardhmen.”

Zëdhënësi i ministrisë së jashtme iraniane, Kasimi u shpreh se presidenti amerikan Trump duhet ta dijë që kombi iranian nuk do të përkulet ndaj shtypjes, duke shtuar se: “Në vend të respektit ata zgjedhin të vendosin sanksione dhe në vend të urës, të vendosin mur.”

Presidenti amerikan Trump kishte pretenduar në një deklaratë se rifillimi i sanksioneve të Shteteve të Bashkuara kundër Iranit pas largimit nga marrëveshja bërthamore kishte efekte negative në Iran dhe se Teherani donte dialog.



Burimi : Rast Haber