Gati 500 veta kthehen në qytetet e tyre në Siri

Publikuar në Jan. 8, 2019, 10:18 p.m.

Gati pesëqind persona të Deir Ezzorit u kthyen të mërkurën përmes hyerjes Al-Salihyah në fshatrat dhe qytetet e tyre pas fitores së ushtrisë arabe siriane kundër terrorizmit.

Qytetarët u detyruan të iknin nga qytetet e tyre pas krimeve dhe sulmeve të terroristëve të Daeshit.

Gazetari i Agjencisë së Lajmve SANA tha se gati 500 banorë të zhvendosur u kthyen përmes hyerjes al-Salihyah duke kaluar atë lidhje midis bregut lindor dhe perëndimor të lumit Eufrat.

Mes tyre ishin një numër i ushtarëve dezertorë të cilët kanë shfrytëzuar  dekretin e amnistisë.



Burimi : SANA