Arabia frikësohet kur dëgjon emrin e shejh Nemr

Publikuar në Jan. 7, 2019, 11:11 p.m.

Tre vjet më parë, regjimi Al Saud e vrau në mënyrë të pamëshirshme dijetarin fetar libertarian, shejh Nemr Bakir. Edhe pse kanë kaluar tri vjet nga kjo ngjarje, Al Saud ende frikësohet nga ky emër.

Po kalojnë tri vjet nga vrasja e shejh Nemr Bakir, por Al Saud ende frikësohet nga ky emër.

"Unë jam Nemr Bakir al Nemr dhe me vetëdije pranoj se të gjitha fjalimet dhe deklaratat e publikuara nga unë janë vetëm në vullnetin tim dhe unë nuk pendohem nga kjo gjë.” Këto fjalë kanë ndërmarrë hapa në rrugën e lirisë, çlirimit dhe në luftën e marrjes nën presion të udhëheqësve të kohës dhe i takojnë një personi i cili ka rënë dëshmorë në këtë rrugë.

Edhe pse kanë kaluar tri vjet nga kjo vrasje nga Al Saud, emri i shejh Nemr vazhdon të dal nga gojët e shijave të Arabisë Saudite. Vahabistët sauditë mendonin se me vrasjen e shejh Nemr do t’i japin fund zërit të tij dhe se mund të shpëtojnë nga qëllimet e fjalimeve të tij të zjarrta.

Por  vazhdimi i shejh Al Nemrit në rrugën e Imam Husseinit (as), përhapja e tij përmes luftës kundër fatkeqësive dhe problemeve, u shndërrua në një legjendë në mesin e libertarëve të botës dhe veçanërisht në Arabinë Saudite dhe u bë një vazhdim i këtij dëshmori të vrarë nga vehabistët e Arabisë Saudite.

Shejh Nemr; Një legjendë unike

Shejh Nemr u lind në një familje dijetarësh dhe studiuesish në një rajon të shiitëve në qytetin e Katifit në vitin 1959. Ai konsiderohej të ishte një figurë e mirënjohur politike dhe fetare dhe ishte i njohur për mbrojtjen e tij paqësore dhe besnike ndaj të shtypurve.

Shejh Nemri kishte një personalitet të mirë dhe të fortë, i përmbahej parimeve dhe vlerave të fesë Islame Hanif përmes rrugës xhihadiste dhe të mendimit dhe kishte një pikëpamje të mprehtë, të mirë dhe objektive ndaj ngjarjeve në rajon, zhvillimeve dhe ngjarjeve politike, sociale dhe kulturore.

Shejh Nemr ka pasur shumë aktivitete dhe projekte, të tilla si organizimi i konferencave në arenën ndërkombëtare dhe rajonale, dhe disa prej tyre kanë bërë një ndikim të dukshëm në nivelin fetar, intelektual, social dhe politik.

Ky mendimtar kërkoi shumë herë rindërtimin e varrezës Baki dhe në vitin 2007, ai i dha një peticion të pashembullt guvernatorit të rajonit të al Shariyya-s dhe ky peticion i tij u lavdërua nga opozitari i asaj kohe i Al Saud, Sa'ad el Fakih.

Po ashtu në vitin 2008, ai nisi një organizatë për të luftuar korrupsionin social dhe presionin politik mbi pasuesit e Ehli Bejtit.

Rimëkëmbja e shejh Nemrit

Në vitin 2011, me fillimin e Zgjimit Islamik, Ayatollah Shejh Nemr doli kundër rregullave zyrtare të cilat ndalonin predikimet dhe mësimet e Arabisë Saudite dhe bëri fjalime të zjarrta për lirinë politike, e cila u përqëndrua në ndryshimet politike.

Në trazirat politike të vitit 2011 në Arabinë Saudite, ai filloi protesta dhe lëvizje paqësore në rajonin shiit Katif dhe bëri thirrje për lirimin e njerëzve të cilët janë burgosur për 16 vjet dhe të cilët janë harruar.

Ky dijetarë shiit gjithashtu kundërshtoi autoritetet saudite për shkak të shtypjes së popullit Bahrein dhe filloi lëvizjet e protestës për të mbështetur popullin e Bahreinit.

Në fjalimin e tij të zjarrtë, Al Nemr bënte thirrje për të bërë mirë, për të ndaluar të keqen dhe për të shpallur kërkesat legjitime.

Al Nemr i cili bëri thirrje për drejtësi, demokraci dhe reforma në vendin e tij, nuk u angazhua kurrë në një luftë të armatosur dhe madje nuk lejoji as hedhjen e një guri ndaj forcave të sigurimit saudit, u arrestua disa herë nga forcat saudite, por sapo ai u arrestua për fjalimet e tij të ashpra në qershor  të vitit 2012, forcat saudite e arrestuan atë duke hedhur katër plumba.

Gjykata e Arabisë Saudite e dënoi atë me vdekje në vitin 2013, me akuza të rreme. Al Saud besonte se duke e heshtur shejh Nemrin, do të hesht edhe thirrjet dhe protestat, por deri në vdekjen e tij me 2 janar të vitit 2016, shejh Nemr bëri protesta për lirinë e popullit arab dhe protesta kundër politikave të Al Saud.

Ky dijetar shiit i pagoi me gjak kritikat e tij ndaj qeverisë saudite, dhe kështu, farat e çlirimit dhe të drejtësisë do të mbeten të vazhdueshme dhe këto fidane do të ujiten me gjakun e këtij dëshmori.

Shiitët e Arabisë Saudite

Shiitët sauditë jetojnë në zonën strategjike dhe të pasur me naftë, në Heyz al Sherkiyye dhe dhe rajoni Ahsa Shii shihet si qendra kryesore e fushës së gazit dhe naftës më të rëndësishme në botë. Por megjithatë, udhëheqësit saudit i shtypin shiitët e vendit.

Rajoni Al Sherkiyye në të cilin ndodhen rajonet Al Ahsa dhe Al Katif, konsiderohet si një nga rajonet më të varfra të vendit pavarësisht vendndodhjes së tij strategjike dhe gjeografike. Sepse udhëheqësit saudit duan t’i mbajnë shiitët nën presion dhe duan t’i largojnë ata nga ky rajon, duke përdorur justifikime të ndryshme, duke përfshirë edhe ato sektare dhe ekonomike.

Përkundër atmosferës shtypëse të Al-i Saudit, prezenca e njerëzve si shejh Nemr ka dhënë shpresë për reforma, demokraci dhe drejtësi në mesin e të rinjëve dhe njerëzve të cilët e duan lirinë.

Kanë kaluar tri vjet nga vrasja e shejh Nemr Bakir, por Al Saud ende tronditet nga emri i tij. Në një nga fjalimet e tij të zjarrta, Nemr i drejtohet Qeverisë Al Saud me këto fjalë: “Unë e di që do të vini të më arrestoni nesër. Mirë se vini! Kjo është logjika dhe metoda juaj: "arrestimi" dhe "tortura" dhe "vrasja"; Nuk kemi frikë nga vrasja! Ne nuk kemi frikë nga asgjë.”



Burimi : Rast Haber