Irani do të jetë gjithmonë pranë Palestinës

Publikuar në Jan. 6, 2019, 1:08 a.m.

Ministri i Jashtëm i Republikës Islamike të Iranit Mohammad Javad Zarif dhe Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Islamike Xhihadiste Ziyad Nahale u takuan dje në Teheran. Gjatë takimit, Zarif theksoi se mbështetja për Palestinën është një nga parimet themelore të politikës së jashtme të Republikës Islamike të Iranit.

Edhe Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Islamike Xhihadiste të Palestinës, Nahale e falënderoi Iranin për ndihmën e tij ndaj popullit palestinez dhe tha se Irani është një mbrojtës i vërtetë i idealit palestinez.

Nahale vuri në dukje se disa vende arabe dhe perëndimore do të vazhdojnë përpjekjet e tyre derisa populli palestinez të arrijë një fitore më vendimtare.

Zyrtari palestinez u shpreh se rezultati i aftësisë dhe kapacitetit të rezistencës u pa në marshin e madh të kthimit dhe në humbjen e regjimi sionist në sulmet e fundit.

Duke iu përgjigjur letrës  falendëruese të kryetarit të Byros Islamike të Lëvizjes së Rezistencës Islamike Palestineze, Ismail Haniye për ndihmën e kombit të Iranit, Imam Hamanei theksoi se Republika Islamike e Iranit gjithmonë do t'i japë mbështetje të plotë popullit palestinez.

Imam Hamanei u shpreh kështu: “Sot, kthimi i ummetit islam në pushtet është i mundur vetëm duke qëndruar përballë arrogancës dhe planeve të saj. Çështja palestineze vjen në ballë të çështjeve islame. Lëvizja për të negociuar me regjimin sionist është një gabim i pafalshëm që do të vonojë fitoren e kombit palestinez dhe do të rezultojë me zhgënjim.”

Të gjitha llojet e ndihmave për palestinezët të cilët janë dëbuar nga tokat e tyre,  konsiderohen përgjegjësi fetare dhe kombëtare për vendet islamike.

Në këtë kontekst, në përputhje me nenet 152 dhe 154 të Kushtetutës së Republikës Islamike të Iranit, thuhet se detyra dhe përgjegjësia e Republikës Islamike të Iranit në politikën e jashtme është “të qëndrojë në këmbë për të gjitha të drejtat e muslimanëve” dhe “të mbështes  luftën e ligjshme të të shtypurve kundër arrogantëve në çdo vend të botës”.

“Refuzimi i çdo sundimi”, “mbështetja e lirisë dhe pavarësisë”, dhe “qeveria e drejtë” për të gjitha kombet e botës, janë ndër politikat fikse të Republikës Islamike të Iranit.

Mbrojtja e Jeruzalemit duhet të bëhet prioritet i të gjitha politikave të jashtme të vendeve islamike. Ky prioritet është me rëndësi të madhe në përcaktimin e fatit të Palestinës. Për këtë arsye, konsiderohen si tradhëti për muslimanët e botës të gjitha llojet e mosmarrëveshjeve në luftën kundër regjimit sionist që konsiderohet si kërcënimi kryesor i botës islame.

Një nga ekspertët palestinez, Hasan Hanizade u shpreh se: “Si Qabja e parë e muslimanëve, Palestina është me rëndësi të madhe, por sauditët po përpiqen të harrojnë çështjen palestineze.”

Çështja palestineze dhe fati i një kombi të dëbuar nga tokat e tyre dhe të drejtat e të cilëve janë shkelur, nuk janë çështje që duhen harruar. Sot, rezistenca është më e fortë kundër sulmuesve sesa ka qenë në të kaluarën, dhe ka qëndruar në këmbë kundër Izraelit, duke mos lejuar regjimin pushtues të arrijë objektivat e veta.

Theksi i Nahales në përpjekjet e disa vendeve arabe dhe perëndimore për të goditur rezistencën përfshin një mesazh të qartë në këtë kontekst. Siç ka thënë Nahale, Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Islamike Xhihadiste Palestineze, populli palestinez do të vazhdojë rrugën e tyre derisa ata të jenë edhe më të vendosur.



Burimi : Rast Haber