Këshilltari i sigurisë kombëtare i Trumpit, Bolton do të vizitojë Turqinë dhe Izraelin muajin e ardhshëm

Publikuar në Jan. 5, 2019, 8:10 a.m.

Këshilltari i presidentit të SHBA-së Donald Trump, për Sigurinë Kombëtare, John Bolton ka njoftuar se do të vizitojë Turqinë dhe Izraelin muajin e ardhshëm.

Përmes llogarisë së tij në Twitter, Këshilltari i Sigurisë Kombëtare, Bolton ka deklaruar në lidhje me vizitën e tij që do ta bëjë në Turqi dhe Izrael.

Duke iu referuar vendimit të SHBA-së për tu tërhequr nga Siria, Bolton është shprehur se: “Po pres me padurim që të shkoj në Turqi dhe Izrael në muajin janar. Ne do të diskutojmë në lidhje me hapin e ardhshëm në luftën kundër ISIS-it dhe çështjet e sigurisë me të cilat përballen aleatët dhe partnerët në rajon.”

Trump kishte njoftuar javën e kaluar se ka zhvilluar një bised telefonike me presidentin e Turqisë, Regjep Taip Erdogan dhe se në këtë bised është diskutuar në lidhje me ISIS-in, qasjen e përbashkët në Siri, tërhqejen e trupave amerikan nga rajoni si dhe marrëdhëniet tregtare në mes të dy vendeve.



Burimi : Sputnik News