Partitë kurde siriane: DSG ka gabuar që i ka besuar SHBA-së

Publikuar në Dhj. 31, 2018, 11:43 p.m.

Me vendimin e presidentit amerikan Donald Trump për t'u tërhequr nga Siria, kurdët mendojnë se SHBA-ja po i shet ata. Ahmed Suleiman, një anëtar i Partisë Demokratike Progresiste të Kurdëve të Sirisë, ka thënë se SHBA-ja ka zhgënjyer kurdët të cilët i ka shitur për interesat e saj, dhe se DSG-ja ka bërë gabim duke i besuar SHBA-së.

Sipas disa informatave, kurdët sirian janë të zhgënjyer nga vendimi i SHBA-së për të tërhequr trupat e saj nga Siria dhe DSG, të kryesuar nga YPG dhe krahu i saj politik, DSM, po reagojnë ndaj planit afatgjatë të Shteteve të Bashkuara duke iu besuar shumë atyre. Ka një zemërim të madh në rajonet në duart e DSG-së në veri të Sirisë dhe kurdët mendojnë se SHBA-ja i ka shitur ata për interesat e tyre.

Duke folur për Sputnik, anëtari i Partisë Demokratike Progresiste të Kurdëve të Sirisë, (Pêshverû ), Ahmed Suleiman ka thënë se tërheqja e SHBA-së nga Siria ka shkaktuar zhgënjim në rajon, dhe është shprehur kështu:

‘NA KA MARRË MENDJA SE SHBA-JA DO TA SHES YPG-NË’

“SHBA-ja gjendet në Siri për interesat e saj. Ajo vepron sipas ineresave të saj. SHBA-ja nuk ka ardhur kurr në Siri për kurdët. Me YPG, Shtetet e Bashkuara kanë bashkëpunuar vetëm në luftën kundër ISIS-it. Ne, si partia Pêshverû, kemi thënë se nuk duhet të i besohet shumë SHBA-së. Ne e dinim se SHBA-ja do ti shes ata. Kurdët kanë gabuar që i kanë besuar SHBA-së. Ata bënin plane të gjata duke i besuar SHBA-së. Vendimi i SHBA për të tërhequr trupat e saj krijoi një frikë të madhe në rajon. Njerëzit kanë frikë se edhe lindja e Eufratit do të bëhet si në Afrin. Nëse nuk bëhet ndonjë marrëveshje në mes të DSG-së dhe ushtrisë siriane, Turqia do të hyjë në Siri dhe do të marrë rajonet nga DSG-ja. Ende nuk dihet se cila huqi do të vendoset pas tërheqjes së SHBA-së.”

‘EDHE NËSE YPG-JA NUK TËRHIQET NGA RAJONET NË LINDJE, TURIQA DO TË NDËRHYJË’

Duke folur për Sputnik, drejtori i Këshillit Kombëtar të Kurdëve të Sirisë (ENKS) Siyamend Haxho u shpreh se SHBA-ja e la YPG-në dhe mori vendim për të tërhequr trupat e saj nga Siria, si dhe shtoi se:

“Që nga fillimi, SHBA-ja nuk i mbështeste kurdët sirian.  Ata ishin në Siri për interesat e tyre. SHBA-ja nuk tha kurrë se do të bëjë ndonjë gjë për kurdët. SHBA ishte aleate me YPG në luftën kundër ISIS. Ne e dinim që në fillim se PYD dhe SHBA nuk mund të bëjnë aleanca në kuptimin politik. PYD nuk mund të bënte aleanca në sferën politike. Ne e dinim se SHBA-ja në fund do të largohet nga rajoni dhe Turqia do të ndërhyjë në zonat ku ndodhet YPG. Turqia ka probleme me YPG-në. Turqia dëshiron të ndërhyjë për shkak se YPG-në e sheh si krahun sirian të PKK-së. Ajo gjithmonë e thoshte këtë. Turqia arriti sukses në Afrin. Tani ajo po përgatitet për në lindje të Eufratit. Nëse YPG nuk tërhiqet as nga rajonet në lindje të Eufratit, Turqia do të ndërhyjë në Kobani, Jazira dhe rajone të tjera.”

Duke folur për Sputnik, zëdhënësi i DSM-së që është krahu politik i DSG-së së udhëhequr nga YPG, Emxhed Osman u shpreh se pas vendimit të SHBA-së për ti tërhequr anëtarët e saj nga Siria, i ka shokuar ata për shkak se nuk e kishin pritur një vendim të tillë.



Burimi : Sputnik News