WikiLeaks prezanton: Lista e blerjeve e ambasadave amerikane për spiunazh

Publikuar në Dhj. 29, 2018, 10:38 p.m.

WikiLeaks, këtë herë në nivel global, ka publikuar listat e ambasadave amerikane të cilat kërkojnë më shumë se 16.000 mjete dhe pajisje për aktivitetet e spiunazhit elektronik. Është zbuluar se Ambasada Amerikane në Frankfurt u ka dërguar ambasadorëve të saj paisje për t’u qasur në të gjitha llojet e telefonave celularë dhe për të marrë të gjitha të dhënat në ta.

WikiLeaks, i cili ka bërë publike dokumentet sekrete të qeverive dhe organizatave të tjera, ka lëshuar një listë të materialeve që ambasadat amerikane kanë kërkuar për spiunazh elektronik.

Në mesin e këtyre pajisjeve më së shumti  vërehet  një pajisje dixhitale e quajtur Analizues i Telefonit Celular. Analizuesi i telefonit celular, qoftë Android, iOS ose sistem operativ Windows Mobile, pamundëson të gjitha llojet e kodeve të kodimit dhe bllokimit nga çdo platformë dhe tërheq dhe deshifron të gjitha të dhënat.

Në prill të vitit 2016, përfaqësuesit diplomatik të SHBA-së në Jereman, kryeqytetin e Armenisë, i është dhënë urdhër për të dërguar këtë pajisje në Ambasadën e SHBA-së në Podgoricë, kryeqytetin e Malit të Zi, në nëntor të vitit 2016.

Qendra ku mblidhen porositë është Zyra për Mbështetje të Prokurimeve Rajonale (RPSO) të Konsullatës së Përgjithshme të SHBA-së në Frankfurt të Gjermanisë.

Vitin e kaluar, Ambasada Amerikane në Panama kërkoi një licencë nga kompania e inteligjencës digjitale Cellebrite për Pajisjen Universale për Mënjanimin e Forenzikës (UFED), pasi qëllimi ishte që të merrnin të dhënat nga telefonat celularë të të paraburgosurve apo të arrestuarve në Panama.

Më shumë se 500 kërkesa diplomatike të publikuara nga WikiLeaks më 21 dhjetor japin të dhëna për operacionet e fshehta të udhëhequra nga SHBA.

Për shembull, në gusht të vitit 2018, kërkesa e ambasadës amerikane në El Salvador  për ‘Paisje Spiunazhi’, përmban 94 kamera spiunazhi të fshehura nëpër gjësende të përditshme si kravata, kapele, kopsa të këmishave, orë, shkrepsa etj.

Ndërsa Ambasada Amerikane në Kolumbi në listën e blerjeve të 8 majit 2017 përfshin kapele, syze, kamera, sensorë natën dhe dylbi.

 Ambasada Amerikane në Ukrainë porositi 15 radio sekrete dhe 20 regjistrues zëri.



Burimi : Sputnik News