Trump: SHBA nuk mund të mbetet si polic global

Publikuar në Dhj. 29, 2018, 10:31 p.m.

Është raportuar se Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka thënë se vendi i tij nuk do të mund të luaj më tutje rolin e policisë globale.

Një nga gazetarët që punojnë në Shtëpinë e Bardhë njoftoi se Trump, i cili gjendet në Irak, ka thënë se: “SHBA nuk mund të mbetet si polic global. Nuk është e drejtë që kjo barrë të jetë plotësisht mbi ne.”

Trump i cili vuri në dukje se ata nuk duan që vendet e tjera të përfitojnë nga ushtarët amerikan për mbrojtjen e tyre, u shpreh se: “Ne kemi qenë të shpërndarë në mbarë botën. Ne jemi në vende të cilave shumë njerëz nuk ia dinë as emrin. Kjo është shumë qesharake.”



Burimi : Sputnik News