Në jug të Sirisë gjenden raketat e SHBA-së

Publikuar në Dhj. 26, 2018, 3:08 a.m.

Gazetari i Sputnik raportoi nga Deraa, se forcat e sigurimit të brendshëm të Sirisë dhe trupat ruse kanë gjetur në zonat e tyre të brendshme një depo të madhe armësh që u përket terroristëve. Bunkeri i fshehtë u gjet me ndihmën e banorëve vendas.

Në bakerin e fshehtë u gjetën shumë pushkë automatike, obus, raketa amerikane TOW, automjete satelitore të komunikimit, mjete ajrore pa pilot, si dhe pajisje mjekësore dhe municione të ndryshme.

Zyrtarët e ushtrisë siriane kanë njoftuar se në dy muajt e fundit në jug të vendit, kanë kapur një numër të madh të depove të armëve të cilat u përkasin grupeve të ndryshme terroriste. Në veçanti në muajin dhjetor, janë gjetur shumë depo të mëdha të armëve në rajonin pranë kufirit të Jordanisë. Terroristët lanë një numër të madh armësh, pajisje moderne dhe municione në tunelet e nëntokësore.



Burimi : Sputnik News