Rusia do të ruaj praninë e saj në Siri

Publikuar në Dhj. 22, 2018, 12:20 a.m.

Senatori rus Frants Klintseviç tha se Moska do të ruaj praninë e saj ushtarake në Siri dhe se bazat ushtarake të Rusisë po zhvillohen dhe këshilltarët ushtarakë po vazhdojnë të punojnë.

Një anëtar i Komitetit të Mbrojtjes dhe Sigurisë në Këshillin e Federatës së krahut të lartë të parlamentit rus, Frants Klintseviç u shpreh në një intervist për Sputnik se Rusia do vazhdoj të ruaj praninë e saj ushtarake në Siri.

Klintseviç u shpreh se: “Ne po qëndrojmë në Siri, janë nënshkruar marrëveshje për vendosjen e dy bazave tona për 49 vjet në Damask dhe territoret e vendit, Tratus dhe Khmeimim. Po qëndrojnë edhe këshilltarët ushtarakë të konsultuar nga ushtria e qeverisë siriane.”

DYSHOJ RRETH ASAJ SE SHBA-JA DO TË TËRHEQ TRUPAT E SAJ NGA SIRIA

Klinseviç tha se dyshon rreth asaj se SHBA-ja do të tërheq trupat e saj nga Siria, si dhe shtoi se: “SHBA ndoshta mund të tërheq forcën e saj të marinës në Mesdhe, por në Siri do të lë forcat speciale dhe përfaqësimin e forcave ajrore.” Ai vazhdoi kështu:

“Nëse marrim parasysh se shumë militantë janë transportuar në Afganistan me aeroplanët e tyre, Afganistani do të jetë synimi i tyre i ardhshëm. Do të ketë mundësi për të prekur edhe Azinë Qendrore përmes Afganistanit.”

NËSE AMERIKANËT TËRHIQEN NGA SIRIA, TERRORIZMIT DO TI JAPIM FUND BRENDA 6 MUAJVE

Klintseviç u shpreh se: “Nëse amerikanët largohen nga Siria, ne do t'i japim fund terrorizmit në Siri në 6 muajt e ardhshëm”, dhe vazhdoi kështu:

“Nëse SHBA-ja me të vërtetë ka vendosur të heqë të gjitha trupat e saj nga Siria, kjo nuk do të thotë se ka përmbushur detyrat e saj atje. Përkundrazi, ata nuk arritën të ndryshonin pushtetin në Siri duke shkarkuar Bashar al-Assad (Presidentin Sirian). Sa për ISIS, amerikanët nuk kanë tentuar të shkatërrojnë këtë gjysmë - shtet që nga fillimi, dhe tani ata po vazhdojnë të luajnë lojën me ta.”



Burimi : Sputnik News