SHBA-të lejuan shitjen e sistemit antiajror Turqisë

Publikuar në Dhj. 19, 2018, 6:10 p.m.

Sipas deklaratës së publikuar, ushtria amerikane është lajmëruar se State Departamenti amerikan ka lejuar mundësinë e arritjes së marrëveshjes me Ankaranë për shitjen e sistemit antiajror mbrojtës”Patriot” në vlerë të gjithëmbarshme prej 3,5 miliard dollar. Sipas agjencionit të Pentagonit për bashkëpunimin e mbrojtjes dhe sigurisë, “Turqia do të shfrytëzojë sistemet ”Patriot” për të përforcuar aftësinë e sistemit të saj kundërajror, mbrojtjen e integritetit territorial dhe të parandalojë kërcënimet rajonale”.

Poashtu theksohet se me pranimin e sistemeve “Patriot” pala turke do të mundësojë aleatëve të NATO-së që të kryejnë stërvitjen dhe të veprojnë brenda Turqisë. Më herët presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka theksuar se Ankaraja prej askujt nuk do të kërkojë leje për blerjen e sistemit antiajror rus S-400 dhe marrëveshja për blerjen e këtij sistemi është nënshkruar kohë më parë.

“Turqit nuk do të ofendojnë amerikanët, por nuk do të pranojnë kontratën sipas kushteve të tyre. Konkretisht, pas testimit do të shihet se sistemi “Patriot” nuk mund të krahasohet me sistemin rus” S-400”, ka deklaruar senatori rus Klinçeviq, duke komentuar vendimin e State Deparatmentit për të dhënë “dritën jeshile” për shitjen e sistemeve antiajrore të mbrojtjes “Patriot” Turqisë, gjë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës me vite refuzonit të shitnin asaj.

“State Departamenti ka lejuar marrëveshjen, por akoma nuk ka shenja se për momentin Turqia do të pranojë”, ka deklaruar Klinçeviqi, anëtar i Këshillit për mbrojte dhe siguri të Rusisë. Të përkujtojmë se Turqia ka dashur të blejë katër sisteme”Patriot” me 20 lansues dhe 80 raketa, por SHBA-të kanë refuzuar kontratën në të cilën Turqia ka kërkuar  transferin e pjesës së teknologjisë.

Në ndërkohë SHBA-të kanë kërcënuar me sanksione Turqinë për shkak të blerjes së sistemit raketor rus S-00. Ministri turk i punëve të jashtme Mevlut Çavushogllu e ka quajtur blerjen e sistemit rus “punë të kryer”. “Si shtet anëtare e NATO-së Turqia nuk do të hyjë në konflikt të drejtpërdrejtë me SHBA-të dhe do të përpiqet që të merr edhe sistemet amerikane”Patriot”, krahas sistemit rus”S-400”.

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogani është njeri dinak oriental dhe do të sillet korrekt. Ankara do të veprojë sipas fjalës së urtë ” viçi i mirë thithë dy gji”, beson senatori rus.

“Për shkak kësaj Turqia, ndoshta njëra prej vendeve të radha në botë, do të ketë rastin të zbatojë analizën komparative të kualitetit të sistemit antiajror amerikan dhe rus. Natyrisht, ne me kënaqësi mund të themi, por nga ana tjetër Erdogani do të jetë thellë i dëshpëruar me sistemin amerikan. Çmimi i sistemit “Patriot” është për 1/3 më i lartë se ai rus, ndërsa kualiteti është dy herë më i keq. Mirëmbajtja e sistemit amerikan është shumë më  i shtrenjtë dhe më kompleks nga i njëjti sistem rus “S-400”.                                      



Burimi : LOGIČNO