Utar Pradesh, Medresetë do të mësojnë anglisht dhe hindu

Publikuar në Dhj. 18, 2018, 11:58 p.m.

Bordi i medreseve të shtetit në një takim me zyrtarët qeveritarë më 15 maj kishte sugjeruar që të gjitha institucionet islame duhet të mësojnë gjuhën angleze dhe hindu së bashku me gjuhën urdu.

Vendimi për të mësuar anglishten dh gjuhën hindu është marrë në një takim të qeverisë së Utar Pradeshit.

Kabineti i Uttar Pradeshit të martën pranoi propozimin e bordit shtetëror të medreseve për të mësuar gjuhë angleze, hinduse dhe gjuhës urdu në institucionet islamike.

Vendimi në këtë drejtim është marrë në një mbledhje kabineti të kryesuar nga kryeministri Yogi Adityanath këtu në këtë mbrëmje.

Kabineti gjithashtu miratoi propozimin e ndjekjes së planprogramit dhe librave të NCERT-it në medrese, tha një zëdhënës zyrtar.

Lëndët mësimore si gjuha hindu, angleze, shkencë, matematikë dhe  Shkencat Sociale do të futen në kurrikulë, tha zyrtari.



Burimi : Press Trust of India