Përfaqësuesi i Hamasit: Mbështetja e Iranit bënë pjesë në qendër të rezistencës së Gazës

Publikuar në Dhj. 15, 2018, 12:51 p.m.

Baraka u shpreh se Hezbollahu ka ofruar mbështetje logjistike, politike dhe eksperte për rezistencën, duke shtuar se mbështetja financiare e Iranit  “është baza në këmbënguljen e rezistencës së Gazës dhe se Irani është i vetmi vend i cili kompenson humbjet e Hamasit në luftën e vitit 2014”. Ai gjithashtu tha se përpjekja e Hezbollahut për të luftuar në Izrael-Galile tregon se e ai sheh çlirimin e Palestinës si qëllimin kryesor të tij.

Baraka u shpreh se Hezbollahu ka ofruar mbështetje logjistike, politike dhe eksperte për rezistencën, duke shtuar se mbështetja financiare e Iranit  “është baza në këmbënguljen e rezistencës së Gazës dhe se Irani është i vetmi vend i cili kompenson humbjet e Hamasit në luftën e vitit 2014”. Ai gjithashtu tha se përpjekja e Hezbollahut për të luftuar në Izrael-Galile tregon se e ai sheh çlirimin e Palestinës si qëllimin kryesor të tij.

Në një intervistë me kanalin irakian al Nujaba TV (23 nëntor), përfaqësuesi i Hamasit në Liban, Ali Baraka (Ali Bereket), u shpreh se raketat e Hezbollahut mund të godasin çdo vend të Izraelit dhe se ato po punojnë për të rritur ndjeshmërin goditëse dhe forcën shkatërruese  të tyre. Baraka u shpreh se Hezbollahu ka ofruar mbështetje logjistike, politike dhe eksperte për rezistencën, duke shtuar se mbështetja financiare e Iranit  “është baza në këmbënguljen e rezistencës së Gazës dhe se Irani është i vetmi vend i cili kompenson humbjet e Hamasit në luftën e vitit 2014”. Ai gjithashtu tha se përpjekja e Hezbollahut për të luftuar në Izrael-Galile tregon se e ai sheh çlirimin e Palestinës si qëllimin kryesor të tij.

“Raketat në Rripin e Gazës mund të arrijnë të gjitha pikat e Palestinës së pushtuar”

Ali Baraka: Rezistenca (Hamasi) ishte duke u përgatitur për të goditur Tel Avivin, për këtë arsye armiku…

Prezentuesi: A keni potencial për të goditur Tel Avivin?

Ali Baraka: Nuk ka dyshim. Ne goditëm Tel Avivin në vitin 2012 dhe pastaj edhe një herë nëvitin  2014. Kjo nuk do të jetë hera e parë që ne godasim Tel Avivin. Madje ne kemi kapacitet për të goditur edhe më shumë se Tel Avivin. Në vitin 2012, ne qëlluam Tel Avivin në largësi prej 80 km. Pastaj në vitin 2014, ne shënjestruam Haifën në largësi prej 160 km. Sot ne kemi mundësi të godasim edhe më shumë se Haifën.

Prezentuesi: Deri në çfarë largësie?

Ali Baraka: Të gjithë Palestinën. Raketat e rezistencës mund të arrijnë çdo pikë të Palestinës. Këto janë jashtë raketave në duart e rezistencës në Liban.

Prezantuesi: Deri në këtë shkallë?

Ali Baraka: Nuk ka dyshim. Rezistenca po zhvillohet. Rezistenca palestineze është e avancuar dhe e larmishme.

Prezentuesi: Sekretari i Përgjithshëm i Hezbollahut, Hasan Nasrallah u shpreh se: “Ne jemi të nderuar që kemi dërguar raketat Kornet në Palestinë.”

Ali Baraka: Po, kjo është e vërtetë.

Si mund të arrijnë këto raketa tek ju?

Raketat Kornet arritën në Sina dhe prej aty u futën në Gaza përmes kanaleve speciale të rezistencës. Këto raketa nuk na erdhën sot. Tunelet që lidhin Sinain me Rripin e Gazës kishin arritur duke qenë edhe aktuale. Këto raketa janë transportuar përmes atyre tuneleve.

A po ju pajis Siria ende me armë?

Rrugët janë prerë. Ne nuk kemi marrë më asgjë nga ata që nga ngjarjet në Siri. Por para vitit 2011, po, pa dyshim kemi marrë mbështetje nga ta.

A po e lehtëson Egjipti apo po e pengon këtë?

Egjipti tani po parandalon ndihmën e armëve.

Pra, me fjalë të tjera,  po punon me armikun me marrëveshje?

Këtë nuk do ta quaja marrëveshje. Në Sina janë disa kushte sigurie. Ushtria egjiptiane po lufton këtu me organizatën terroriste ISIS, prandaj ajo është vazhdimisht në gatishmëri dhe bashkëpunon me Hamasin për të parandaluar rrjedhjen nga Sina në Gaza apo anasjelltas.

[…]

“Për shkak të embargos së vendosur në Rripin e Gazës, Rezistenca Palestineze ka filluar të prodhojë raketat e veta”

Prezentuesi: A shpresoni që nëse shpërthen lufta e madhe midis strukturës sioniste dhe palestinezëve, forcat e rezistencës do t'ju mbështesin ushtarakisht, politikisht, financiarisht dhe në forma të tjera?

Forcat e rezistencës qëndronin pranë Palestinës. Por ne e lam në dorë tyre se si do të na mbështesin sipas mundësisë. Republika Islamike e Iranit ofron ndihmë financiare dhe ushtarake. Hezbollahu siguron mbështetje logjistike dhe politike dhe ndihmon duke ofruar mjeshtërin e tij. Çdo element i boshtit të rezistencës…

A janë duke marrë palestinezët diçka nga rezistenca irakiane?

Deri më tani, unë nuk kam pasur njohuri në këtë drejtim, por shpresoj të shoh se rezistenca palestineze në të ardhmen do të mbështetet nga Iraku.

[…]

Ali Baraka: Për shkak të embargos së vendosur në Rripin e Gazës, Rezistenca Palestineze ka filluar të prodhojë raketat e veta. Raketat që goditën Haifën ishin prodhim vendor. Madje edhe disa nga raketat që goditën Tel Avivin ishin prodhim iranian – e disa prodhim vendor. Rezistenca arriti të kopjojë raketat Fajr - 5. Ajo mori raketat Fajr - 5 nga Irani dhe prodhoi raketa të ngjashme M-75 në Rripin e Gazës. Falënderimi i takon Allahut që fabrikat në Rripin e Gazës po punojnë për të zhvilluar gamën e këtyre raketave, saktësinë dhe fuqinë destruktive të objektivit.

“Rezistenca kishte shpenzuar shumicën e arsenalit të raketave pas një sulmi 51-ditor në Rripin e Gazës në vitin 2014”

Irani luan një rol shumë të rëndësishëm në mbështetjen e rezistencës palestineze. Për shembull, Rezistenca kishte shpenzuar shumicën e arsenalit të raketave pas një sulmi 51-ditor në Rripin e Gazës në vitin 2014. Republika Islamike e Iranit ishte vendi i vetëm që ofroi mbështetje financiare për rezistencën për të prodhuar më shumë raketa dhe për të marrë armë dhe pajisje. Irani e kompensoi Rezistencën për humbjet e saj në luftën e vitit 2014.

Rezistenca po përdor tani ndihmën financiare të Iranit për të zhvilluar industrinë e saj ushtarake. Materialet e para janë duke blerë me sfida të mëdha në tregun e zi. Këto objekte janë shumë të shtrenjta. Prandaj, baza e këmbënguljes së rezistencës së Gazës është mbështetja e Iranit.

Prezantuesi: Nasrallah thotë se do të jepet një luftë e ardhshme në Galile (tokën e okupuar palestineze).

Kjo është e vërtetë.

Çfarë nënkupton kjo? A është Hezbollahu i pranishëm në Palestinë?

Nuk mund të them se Hezbollahu është i pranishëm në Palestinë, sepse nuk ka nevojë të jetë atje, sepse  atje është rezistenca palestineze.

Çfarë thoni për këshilltarët ushtarakë?

Nuk kam informacion të tillë. Por nëse Hezbollah thotë se dëshiron të hyjë në Galile, kjo do të thotë se ai mendon të marrë pjesë në emancipimin e Palestinës, e sheh Palestinën si qëllimin e tij kryesor, se pushtimi do të përfundojë dhe se beson se çlirimi i Palestinës nuk është përgjegjësi e vetme e popullit palestinez. Kjo është përgjegjësi e rezistencës palestineze dhe libaneze dhe madje e gjithë umetit.

Hezbollahu është pjesë e këtij kombi arab dhe islamik. Për këtë arsye, ai mori përgjegjësinë për një pjesë të çështjes së çlirimit të Palestines. Dhe për këtë, po përgatitet për ditën e luftës së madhe për të bërë xhihad në Palestinë dhe për të marrë pjesë në lirinë e Jerusalemit.



Burimi : Medya Şafak