Mbrojtja e Shenjtë nuk ka fund

Publikuar në Dhj. 14, 2018, 2:03 a.m.

Udhëheqësi i Revolucionit Islamik, Ajetollah Khamenei është takuar me zyrtarët e “Kongresit të Dëshmorëve të Khorasanit Jugor”.

Në këtë takim, udhëheqësi i Revolucionit Islamik, Ajetollah Khamenei ka vlerësuar rolin e rëndësishëm të popullit të Khorasanit jugor në Revolucionin Islam dhe Mbrojtjen e Shenjtë, duke u shprehur se: “Sot, çështja e përkujtimit të dëshmorëve është një nga nevojat më të rëndësishme të vendit.”

Ajetollah Khamanei po ashtu vuri në dukje se kohëve të fundit, armiqtë janë sulmuar edhe shpirtërisht, duke u shprehur se mbjellja e fidaneve të reja revolucionare në një mënyrë të dukshme në tërë Iranin, ka shpartalluar shpirtërisht armiqtë.

Udhëheqësi i Revolucionit Islamik, Ajetollah Khamenei vuri në dukje rëndësin e zhvillimit të aktiviteteve për përkujtimin e dëshmorëve, dhe ka thënë se dëshmorët e shenjtë sa ishin gjallë u ngritën për të mbrojtur vendin dhe Islamin, duke e rrezikuar jetët e tyre, dhe se edhe sot ata po mbrojnë vendin dhe Islamin me identitetin e tyre shpirtëror dhe fisnik, duke shtuar se mbrojtja e shenjtë nuk ka fund dhe po zhvillohet vazhdimisht.



Burimi : Tasnim News Agency