Erdogani paralajmëroi operacionin ushtarak në Siri

Publikuar në Dhj. 12, 2018, 10:38 p.m.

Turqia do të rinis operacionin e ri ushtarak kundër luftëtarëve kurd në Siri të cilët gëzojnë mbështetjen amerikane, “në afat prej disa ditësh” ka deklaruar të mërkurën presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan në veprimin i cili me siguri do të dobësojë marrëdhëniet në mes aleatëve të NATO-së Turqisë dhe SHBA-ve.

Turqia gjatë muajve të fundit ka bombarduar pozitat kurde nga ana tjetër e kufirit në Siri, në lindje të lumit Eufrat, dhe ka kërcënuar me ndjekjen e milicisë siriane kurde, të njohura si Njësitet të mbrojtjes popullore(YPG).

YPG është komponenta kryesore policore nën udhëheqjen kurde në Siri  të cilët e kanë shpor grupin radikal të ISIS-it me ndihmën e koalicionit nën udhëheqjen amerikane.

Ankara konsideron luftëtarët e YPG-së si terroristë për shkak të lidhjes së tyre me kryengritjen kurde brenda Turqisë. Ushtarët amerikan janë të vendosur bashkë me luftëtarët kurd në Sirinë verilindore, pjesërisht për të parandaluar konfliktet me Turqinë.

“Do të nisim operacion tonë të shpëtimit në lindje të Eufratit nga organizata separatiste brenda disa ditëve. Caku ynë nuk janë ushtarët amerikan, por organizata terrorist e cila është aktive në rajon”, ka deklaruar Erdogani. Ai bëri thirrje SHBA-ve të mos lejojnë që”mosmarrëveshjet e thella” të dy vendeve lidhur me politikën ndaj Sirisë të pengojë bashkëpunimin a ardhshëm në mes tyre.

Turqia është e mllefosur me mbështetjen amerikane të forcave të armatosura nën udhëheqjen kurde. Ankaraja në kohët e fundit ka shprehur pakënaqësinë me prolongimin e marrëveshjes  të arritur në mes Washingtonit  dhe Ankarasë të cilët praktikisht do të lente milicinë kurde jasht qytetit kyç verior sirian Menbigjit, në perëndim të Eufratit.

“Ata nuk janë të drejtë, ata akoma nuk i kanë larguar terroristët nga Menbigji. Pra, ne do të bëjmë atë”, ka deklaruar Erdogani pas takimit të ministrisë së mbrojtjes në Ankara.



Burimi : GlobalCir