Izraelit i nevojitet Muhamed bin Selmani

Publikuar në Dhj. 10, 2018, 9:04 p.m.

Eksperti izraelit për çështjet arabe Jackie Khoji ka zbuluar se kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu ka kërkuar nga presidenti amerikan Donald Trump në bisedën telefonike që princi saudit trashëgimtari i fronit Muhamed bin Selmani të mos jetë i kërcënuar pas vrasjes së gazetarit Xhemal Kashogi.

Në artikullin të publikuar të shtunën për gazetën izraelite Maariv, Khoji ka shtuar se kërkesa e Izraelit dërguar Washingtonit do të thotë se Riadi për Tel Avivin është pasuri strategjike.

Avokimi vullnetar i Netanjahut me qëllim që të shpëtojë Bin Selmanin udhëzon në atë se princi MBS është i nevojshëm Izraelit, si dhe”këshilltarit të tij më besnik trashëgimtarit të fronit të Emirateve të Bashkuara Arabe Muhamed bin Zaid, bahrejnasve dhe liderëve tjerë”.

Thekson se shtetet të caktuara arabe të cilët kanë marrëdhënie sekrete me Izraelin, nga partneriteti kanë kaluar në punë intensive për shkak të armiqësisë ndaj Iranit dhe Hezbollahut.

Gazeta amerikane The Washington Post ka publikuar se muajin e kaluar Netanjahu dhe presidenti egjiptian Abdel Fatah al Sisi kanë qenë në kontakt me administratën amerikane për të mbrojtur princin Muhamed bin Selmanin pas shpërthimit të “rastit Kashogi”.

Gazeta citon burimet të cilët tregojnë se Sisi dhe Netanjahu kanë pas bisedime telefonike me zyrtarët e shquar në administratën e Trumpit për të shprehur mbështetjen e tyre trashëgimtarit të fronit saudit princ Muhamed bin Selmanin, të cilin Netanjahu e ka përshkruar si”aleat strategjik të tij”.

Gjersa Netanjahu po përpiqet të shpëtojë princin Muhamed bin Selmanin nga pasojat e vrasjes së gazetarit saudit Adnan Kashogit, po rriten presionet e brendshme kundër Trumpit për të marr qëndrim të vendosur dhe  për të ndërmarr masa  ndëshkuese kundër trashëgimtarit të fronit saudit princit Muhamed bin Selmanin pas raportit të agjencisë qendrore shtetërore amerikane, CIA-së, në të cilin princi saudit Muhamed bin Selman konsiderohet përgjegjës për vrasjen e gazetarit saudit Adnan Kashogi në konsullatën saudite në Stamboll të Turqisë.



Burimi : ALJAZEERA BALKANS