Hezbollah reagon ndaj operacionit të Izraelit “Mburoja Veriore”

Publikuar në Dhj. 8, 2018, 8:20 p.m.

Një anëtar i këshillit politik të Hezbollahut u shpreh se rezistenca është plotësisht vigjilente dhe e kujdesshme ndaj të gjitha veprimeve armiqësore në të gjitha frontet.

Një anëtar i këshillit politik të Hezbollahut, Hassan Hubbullah u shpreh se: “Izraeli e di shumë mirë se koha kur ata kanë zhvilluar operacione dhe sulme, ka mbetur në të kaluarën. Rezistenca sot mund të përballet me çdo sulm izraelit dhe mund të dëmtojë këtë regjim. Rezistenca mund të shenjëstroj regjimin pushtues, ashtu si në Luftën e Libanit dhe luftrat e tjera para saj.”

Hassan Hubbullah u shpreh se: “Pas tridhjetë e tre ditëve të pushtimit, regjimi pushtues nuk ka guximin të veprojë kundër rezistencës, sepse e di që rezistenca mund t’i shenjëstroj ata.”

Hassan Hubbullah po ashtu u shpreh se: “Rezistenca është një zinxhir i tërë; Është e pamundur të bëhet ndarje midis rezistencës së Gazës dhe Libanit. Armiku është një, dhe madje edhe në fronte të ndryshme, rezistenca është unike. Është e pamundur që Hezbollah të lejojë regjimin okupues të sulmojë një front frontesh të rezistencës.”

Ushtria izraelite njoftoi se ka zhvilluar operacione nën emrin “Mburoja Veriore” për të zbuluar dhe shkatërruar tunelet e Hezbullahit të hapura në kufirin e pushtuar palestinez. Operacioni Mburoja Veriore është duke u realizuar me pjesëmarrjen e Organizatës së Inteligjencës dhe Inxhinierisë së Luftës.

Në anën tjetër, gazeta Yediot Ahronot shkroi se ministritë izraelite u urdhëruan të mos bëjnë ndonjë intervistë apo deklaratë në lidhje me funksionimin e Mburojës Veriore.



Burimi : Tasnim News Agency