Një grup myslimanësh kinezë vizitojnë Xhamimë e Shejtë të Imam Rizait

Publikuar në Dhj. 8, 2018, 11:55 a.m.

23 muslimanë kinezë  vizituan Xhaminë e Shejtë të Imam Rizait (a.s.).

Sufio Fulmae nga qyteti Linxia i provincës Gansu të Kinës, për  Xhaminë e Imam Rizait (a.s.), tha: "Ndihem shumë mirë në këtë vend dhe kuptova fenë  Islame dhe Shiizmin në Xhaminë e Shejtë të Imam Rizait dhe unë këtu kam  një ndjenjë të madhe ndaj fesë Islame të cilën ka disa vite që e kam përqafuar.

"Nëpërmjet familjes sime dhe një miku, unë e kuptova dhe e përqafova Islamin e vërtetë. Në Kinë nuk ka shumë libra mbi kulturën e Shiite dhe kjo është një nga pikat e dobëta, të cilat duhet të zgjidhen për muslimanët në Kinë" tha biznismeni kinez.

"Shërbëtorët në këtë vend, tregojnë  për vizitorët shumë respekt, dhe për vizitorët jo-iranian të Xhamisë së Shejtë të Imam Rizait, kjo është shumë e vlefshme dhe e dukshme", tha ai, duke vënë në dukje aktivitetet e Xhamisës së Shejtë.

"Unë kam qenë musliman që nga fëmijëria, dhe për herë të parë unë kam qenë në gjendje të vizitoj Xhaminë e Shejtë të Imamit të madh, Imam Rizait dhe kjo vizitë, më ka sjellë momente shumë të këndshme,  tha Jan Mae nga qyteti Linxia i provincës Gansu.

Duhet të theksohet, ky grup i vizitorëve mori paketa, si dhurata kulturore-nga Xhamia e Shejt e Imam Rizait dhe më pas ata morën pjesë në banketin e Imam Rizait (a.s.).



Burimi : AQR