Palestinezët falënderojnë Iranin

Publikuar në Dhj. 4, 2018, 1:44 a.m.

Në raportin e publikuar në Gazë, ‘Komisioni i Lartë i Mashit të Madh të Kthimit’ i palestinezëve, ka falendëruar popullin e Iranit për mbështetjen e dhënë ndaj çështjes palestineze dhe u shpreh se kjo mbështetje është e admirueshme.

Në këtë deklaratë u vu në dukje se ky marshim i popullit palestinez do të vazhdojë derisa të arrihen të drejtat e palestinezëve.

Në deklaratë u dënuan përpjekjet e disa vendeve arabe për të normalizuar marrëdhëniet me Izraelin gjatë periudhës kur çështja palestineze po kalon një fazë shumë të rëndësishme dhe këto përpjekje u cilësuan si ‘tradhëti’.

Ndërkohë, forcat pushtuese sioniste sulmuan pjesëmarrësit në aktivitetet e Marshit të Madh të Kthimit me plumba të vërtet, plumba plastik dhe gaz lotsjellës, duke plagosur kështu 18 persona.

Në një deklaratë të bërë më parë, Komisioni i Lartë i Mashit të Madh të Kthimit kërkoi pjesëmarrje në aktivitetet e kryera nga populli palestinez dhe vuri në dukje se marshimet do të vazhdojnë deri sa të realizohen qëllimet e tyre.

Ky komision tha në një deklaratë se ‘Aktivitetet e së premtes do të bëhen për të shprehur të drejtën e popullit palestinez për të larguar shtypjen, kthimin dhe rrethimin’.

Komisioni po ashtu u shpreh: “Ne i bëjmë thirrje të gjithë njerëzve të lirë të botës që të marrin qëndrim për popullin palestinez dhe të drejtat e tyre legjitime.”

Që nga 30 marsi, palestinezët po protestojnë në kufirin e Gazës për të shprehur të drejtën e tyre për t'u kthyer në atdheun e tyre prej nga janë larguar me forcë në vitin 1948 dhe për t'i dhënë fund rrethimit që kishte parë për dymbëdhjetë vjet.

Qindra njerëz u vranë dhe mijëra u plagosën kur forcat pushtuese, të shqetësuar nga protestat paqësore të bëra që nga 30 marsi dhe të cilët nuk donin që protestuesit të tregojnë botës fytyrën e tyre të ndyrë, sulmuan protestuestit me plumba të vërtetë, plumba plastik dhe gaz lotsjellës.



Burimi : Rast Haber