Katari do të tërhiqet nga OPEC-u

Publikuar në Dhj. 3, 2018, 5:46 p.m.

Katari do të tërhiqet nga Organizata e shteteve prodhuese të naftës-OPEC, organizatë e 15 shteteve anëtare të cilët prodhojnë dhe eksportojnë naftë. Këto 15 shtete prodhojnë gjysmën e prodhimtarisë botërore të naftës. Këtë paralajmërim e dhe ministri i energjisë i Katarit Saad Sherdi al Kaab.

Në adresimin në konferencën për gazetarë në Doha, Al Kaabi ka thënë se”tërheqja shpreh dëshirën e Katarit që të fokusohet në planifikimin e zhvillimit dhe të zgjerimit të prodhimit të gazit natyror nga 77 milion tonë kub në 110 milion kub gaz në vitet e ardhshme”. Katari është vendi i parë i Gjirit i cili po e braktis bllokun e vendeve eksportuese të naftës(OPEC). Katari këtë vendim e publikoi vetëm disa ditë para takimit të OPEC-ut i cili do të mbahet me 6 dhjetor 2018.

“Kanë thënë se vendimi nuk ka lidhje me bllokadën e Katarit dhe se këtë hap e kanë shqyrtuar disa muaj, dhe se për të lëshuar organizatën e OPEC-ut duhet këtë të bëjë para përfundimit të këtij viti, dhe se që të jetë plotësisht transparente kanë pas dëshirë këtë të publikojnë në prag të takimit të OPEC-ut me 6 dhjetor”.

Nga viti 2013, sasia e naftës  të cilën ka prodhuar Katari ka shënuar zvogëlim të saj, nga 728.000 barel në ditë në 607.000 barel në ditë në vitin 2017. Në ndërkohë prodhimi i tërësishëm i naftës së shteteve anëtare të OPEC-ut  është rritur nga 30.7 milion në 32,4 milion barel në ditë. Katari ka hyrë në OPEC në vitin 1961, një vit pasi që është themeluar kjo organizatë.

Më herët gjatë kësaj jave OPEC dhe Rusia të cilët së bashku prodhojnë 40% të naftës botërore, kanë publikuar se kanë arritur marrëveshje të re për  zvogëlimin e prodhimit  të naftës,  për të siguruar se çmimet e naftës të mos zbresin në mënyrë rapide  gjatë muajve të ardhshme.

Në tetor çmimet e naftës kanë arritur vlerën më të lartë prej 86 dollarëve, por çmimi prap ka rënë tani më mesatare rreth 60 dollar për barel. Katari është prodhuesi më i madh në gazit natyror të lëngtë (LNG), dhe ky vend prodhon 30% të prodhimit të gjithëmbarshëm botëror.

Al Kaabi ka deklaruar “ne jemi lojtar i vogël në OPEC, unë jam biznesmen, për mua nuk kuptim që të fokusohemi në gjërat të cilat nuk janë përparësia jonë, gazi për neve është primar dhe për këtë kemi pru këtë vendim”. Al Kaabi ka shtuar se vendimi për rritjen e prodhimit të gazit natyror është me qëllim” që të zhvillohet strategjia e ardhshme e bazuar në rritje dhe zgjerim, në aktivitetet tona prodhuese në vend dhe në botë”.                                               



Burimi : Al Jazeera