Policia izraelite shtypi protestën në solidaritet me Isra Xha’bis

Publikuar në Dhj. 3, 2018, 11:41 a.m.

Policia izraelite të shtunën në mbrëmje shtypi një protestë në Jeruzalem në solidaritet me të burgosuren e plagosur palestineze Isra'a Xha'abis.

Protestuesit paqësorë thërrisnin slogane duke bërë thirrje për lirimin e menjëhershëm të Isra Xha'abisit, e cila duhet t'i nënshtrohet operacioneve urgjente.

Burime lokale thanë se policia izraelite sulmoi protestuesit me granata. Asnjë  arrestim apo lëndim nuk u raportua. 

Shërbimi i burgjeve të Izraelit refuzon të lejojë që  Isra Xha'abisen të marrë udhëzimin e nevojshëm të trajtimit që i nevojitet, edhe pse gjendja e saj shëndetësore është keqësuar seriozisht kohët e fundit.

Isra Xha'abis u arrestua në vitin 2015 pasi ajo u plagos rëndë kur një bombol gazi që përdoret për gatim shpërtheu në pjesën e pasme të makinës së saj disa metra larg nga një pikë kontrolli ushtarak izraelit.

Xha'abisa u arrestua dhe u transferua në burgjet izraelite pa marrë trajtim të duhur pavarësisht faktit se 60% e trupit të saj ishte djegur.



Burimi : The Palestinian Information Center