Ne duhet të jemi aq të përgatitur sa që armiku të mos ketë guxim të na kërcënojë

Publikuar në Nën. 30, 2018, 6:54 a.m.

Imam Hamanei është takuar me komandantët dhe zyrtarët e lartë të Forcave Detare të Ushtrisë së Iranit, me rastin e “Ditës së Forcave Detare”.

Në takimin e bërë me komandantët dhe zyrtarët e lartë të Forcave Detare të Ushtrisë së Iranit, me rastin e “Ditës së Forcave Detare”, Imam Hamanei vuri në dukje se të rinjtë e vullnetshëm dhe besimtarë luajnë një rol kyç në zgjidhjen e problemeve që lindin në të gjitha fushat, veçanërisht tek forcat e armatosura, si dhe theksoi gatishmërinë meë shumë punë, duke shtuar: Përgatituni dhe rritni aftësitë tuaja aq shumë sa që armiku të mos guxoj as të kërcënojë kombin tonë të madh.

Imami Hamanei tha se armiku u organizua kundër Iranit në një front të gjerë dhe vazhdoi si vijon: Ky fakt zbulon se ne duhet të përgatitemi duke punuar në mënyrë të jashtëzakonshme në të gjitha drejtimet veçanërisht në Forcat Detare, dhe duke përforcuar fushat në të cilat kemi mbetur prapa.

Udhëheqësi i Revolucionit, i cili i përshkroi si madhështore zhvillimet në Ushtrinë Iraniane dhe sidomos në Forcat Detare që nga fillimi i Revolucionit Islamik, u shpreh se: “Brezat e tanishëm të këtyre forcave besojnë thellë në aftësitë e tyre; futja e nëndetësve ‘Sahand’, ‘Fatih’ dhe ‘Kadir’ në flotën e Forcave Detare, na tregon se në të ardhmën mund të zgjerohemi edhe më shumë.

Udhëheqësi i Revolucionit Islamik vuri në dukje se fakti se forcat e armatosura janë të përgatitura, mund të ketë një efekt parandalues para armikut, si dhe shtoi se: “Ne si Iran, nuk duam të fillojmë luftë me askënd, por duhet ta shpëtojmë popullin e Iranit nga hija e kërcënimeve.”



Burimi : Rast Haber