Do të mbështetemi tek Izraeli kundër Iranit

Publikuar në Nën. 29, 2018, 12:29 a.m.

Princi saudit Turki Al Faisal ka organizuar një koktej në Nju York në kuadër të përpjekjeve për të ruajtur reputacionin e Saudisë në sytë e Amerikës, sidomos pas vrasjes së Jamal Khashoggit. Duke mbajtur fjalim në koktej, Faisal  kundërshtoi idenë për kryerjen e një hetimi ndërkombëtar mbi vrasjen e Khashoggit. Faisal tha se vendi i tij do të mbështetet tek Izraeli në luftën kundër Iranit.

Në raportin e publikuar ditën e martë, e përditshmja amerikane "Daily Post" njoftoi se me 9 nëntor, ish ambasadori saudit i SHBA-së, Turki al Faisal ka organizuar një koktej me rreth 50 vetë, duke përfshirë politikanë, gazetarë dhe shkrimtarë, me ç’rast pjesëmarrësit i kanë bërë Faisalit pyetje të ndryshme në lidhje me vrasjen e zhvilluar në Stamboll.

Në një vlerësim të bërë për web faqen “Daily Post” pas koktejit, njëri nga pjesëmarrësit u shpreh kështu: “Ne u mblodhëm atje jo për të pirë një gotë verë, por me një arsye të caktuar. Turki al-Faisal organizoi një ngjarje të tillë për të rifituar reputacionin e humbur të Saudisë.”

Turki al-Faisal deklaroi se nuk ka nevojë të ketë shqetësime në lidhje me vrasjen dhe se qeveria e Rijadit po kryen një hetim gjithëpërfshirës në lidhje me vrasjen e kryer në Stamboll. Faisal kundërshtoi nisjen e një hetimi ndërkombëtar mbi vrasjen, duke marrë si arsyetim refuzimin e Shteteve të Bashkuara për të zhvilluar hetim në lidhje me burgun e Abu Ghraib në Irak.

Pjesëmarrësit u shpehën se Faisal nuk është përpjekur të ndryshoj pikëpamjet e pjesëmarrësve në lidhje me këtë çështje, por se përkundrazi, ai është përpjekur të jap mesazhin se “Pavarësisht nga të gjitha, SHBA-ja mund të vazhdoj marrëdhëniet e saj me Saudinë”.

Faisal u shpreh se: “Nuk është e mundur që Amerika dhe Saudia të braktisin parteritetin e tyre strategjik…  Ka shumë çështje të përbashkëta ndërmjet palëve. Më kryesorja prej tyre është të qenurit kundër Iranit në Lindjen e Mesme. Saudia do të mbështetet tek Izraeli kundër kërcënimit të Iranit…”

Njëri nga pjesëmarrësit e pyeti Faisalin se “A do të vazhdojë Saudia luftën e saj kundër Jemenit edhe nëse SHBA-ja i bënë presion asaj që të heqë dorë?”, ndërsa Faisal u përgjigj kështu: “Saudia është e hapur për të gjitha llojet e konsultimeve me administratën e Trump, por aktualisht nuk ka ndonjë ndryshim strategjik…”

Sipas raportit të publikuar në këtë web faqe me 3 nëntor, Turki al Faisal ishte ftuar në Universitetin e Harvardit për të folur në lidhje me vrasjen e Khashoggit.



Burimi : Rast Haber