Përfaqësuesi Special i SHBA-së në Siri: Janë përleshur ushtarët amerikan dhe rus

Publikuar në Nën. 28, 2018, 7:39 a.m.

Sipas një lajmi të Russia Today, përfaqësuesi Special i SHBA-së në Siri, James Jeffrey ka njoftuar se ushtarët amerikan dhe ata rus janë konfliktuar në Siri.

Sipas një lajmi të Russia Today, përfaqësuesi Special i SHBA-së në Siri, James Jeffrey ka njoftuar se ushtarët amerikan dhe ata rus janë përleshur në Siri.

Jeffrey nuk dha ndonjë informacion se a ka pasur ndonjë ushtar të vdekur apo të lënduar gjatë konfliktit, apo se kur ka ndodhur konfliktu.

Duke i bërë thirrje Rusisë, përfaqësuesi amerikan u shpreh: “Ne ftojmë Rusinë që të ushtrojë presion ndaj Iranit për të tërhequr ushtarët e vet.”

Jeffrey iu përgjigj ofertës së Rusisë për “heqjen e sanksioneve në këmbim të largimit të Iranit nga Siria”, duke u shprehur se: “Ne nuk do të lehtësojmë sanksionet në këmbim të largimit të Iranit nga Siria.”

"Qëllimi ynë në Siri nuk është që të rrëzojmë Assadin", - tha Jeffry duke folur për objektivat e Shteteve të Bashkuara në Siri.

Ndërsa në intervistën e tij për Kommersant, Jeffrey u shpreh kështu: “Edhe nëse SHBA-ja nuk do të zhvillojë kurrë marrëdhënie të mira me Assadin, ne mbetemi të përkushtuar ndaj procesit politik që do të zhvillohet nga vetë populli sirian.

Duke vënë në dukje se populli sirian do të përcaktojë vet personin dhe qeverinë që do t’i udhëheq ata, Jeffrey u shpreh: "Ne nuk kemi ndërmend të ndryshojmë asnjë regjim".



Burimi : Tasnim News Agency