Pa dyshim se fitorja do të jetë e Jemenit dhe e popullit palestinez

Publikuar në Nën. 28, 2018, 12:12 a.m.

Udhëheqësi i Revolucionit Islamik, Ayetollah Khamenei u takua me musafirët në Konferencën e 32-të të Bashkimit Islamik në kujtim të përvjetorit të lindjes së profetit Muhamed.

Me rastin e përvjetorit të lindjes së profetit Muhamed  dhe atë të imam Xhafar Sadikut, udhëheqësi i Revolucionit Islamik, Ayetollah Sayyed Ali Khamanei  u takua me disa zyrtarë islamik, me mysafirët e Konferencës së 32-të të Bashkimit Islamik, ambasadorët e vendeve muslimane dhe pjesëtar të ndryshëm të popullit.

Disa rreshta të deklaratës së Udhëheqësit të Revolucionit janë si më poshtë:

Në një kohë kur e gjithë bota u mbajt në errësirën e injorancës dhe mashtrimit, Perëndia ia atribuoi njerëzimit dritën e Profetit tonë; nëse e ndjekim këtë dritë sot, ne do të jemi të lumtur. Edhe tani, bota jonë është futur në një lloj errësire si pasojë e persekutimit dhe dhunës nga disa forca. Problemi i njerëzimit që bie në situata të vështira nuk kufizohet vetëm në botën islame; edhe vendet e zhvilluara në dukje po përballen me të njëjtat probleme, por Islami mund t'i plotësojë të gjitha këto nevoja. Këshilla jonë drejtuar sunduesve të vendeve tona muslimane është që ata të kthehen në kujdestari islamike; sepse kujdesi i SHBA-së dhe struktura reaksionare nuk iu bënë dobi atyre.

Keni dëgjuar se si presidenti i SHBA-së i ka krahasuar gjykatësit saudit me “lopët”. Neve nuk na intereson fakti se Al Saud nuk reagoi ndaj këtyre ofendimeve, por këto ofendime u drejtohen popullit  të këtij vendi dhe kombeve muslimane.

Udhëheqësit sauditë nuk duhet të kenë asnjë dyshim se fitorja e fundit në fushat e betejës do t'i përkasë Palestinës dhe popullit jemenas. SHBA dhe shtrirjet e saj janë palët që do të mposhten në këtë rast.

Regjimi sionist rezistoi vetëm 33 ditë ndaj Hezbollahut libanez dhe më pas e pranoi humbjen. Ndërkaq kundër Palestinës rezistoi vetëm 22 ditë dhe përsëri u mposht; pas kësaj, ai rezistoi në Gaza për 8 ditë, por rezultati ishte përsëri i njëjtë. Edhe javën e kaluar rezistoi vetëm 2 ditë dhe më pas u mposht. Kjo vë në dukje se sionistët kanë humbur fuqinë e tyre dita ditës.

Patjetër se do të fitojnë Ansarallahu dhe  populli jemenas të cilët i janë nënshtruar torturës më të vështirë nga sauditët të cilët mbështeteshin nga SHBA-ja.

Rruga e vetme është “rezistenca”. Gjëja e cila e shqetëson SHBA-në dhe aleatët e saj edhe sot, është rezistenca e kombeve muslimane. Edhe ne rezistuam nën udhëheqjen e Imamit dhe kombi ynë i cili në fillim ishte një fidan i ri, tani u shndërrua në një pemë të fortë. Aktualisht, Shtetet e Bashkuara dhe Sionistët po përpiqen të kërcënojnë popullin iranian; komplotet e tyre kërcënuese janë mposhtur deri më tani, dhe sanksionet që ata na imponojnë do të humbasin falë rezistencës sonë.



Burimi : Rast Haber