Ministria e Jashtme e Rusisë: SHBA-ja po trajnon militantë në bazën e saj në Siri

Publikuar në Nën. 23, 2018, 10:48 p.m.

Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Zaharova ka akuzuar Shtetet e Bashkuara për trajnimin e militantëve të armatosur në bazën e ngritur në mënyrë të paligjshme në rajonin El Tanf të Sirisë. Zëdhënësja ruse shtoi se kanë gjetur shumë dëshmi në lidhje me aktivitetet e SHBA-së.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zaharova ka bërë deklarata të reja në lidhje me bazën e SHBA-së në rajonin El Tanf të Sirisë.

Zëdhënësja ruse tha në një konferencë për shtyp se: “Këtu (në rajonin El Tanf) në territorin e një vendi sovran dhe anëtarë të OKB-së (Siri), është formuar një bazë e madhe ushtarake e SHBA-së, në të cilën trajnohen militantë të armatosur, me arsyetimin e luftës kundër ISIS-it, por sipas atyre që na kanë thënë neve, me qëllim të rrethimit të Iranit. Ne kemi dëshmi të shumta në lidhje me këtë.”

Zaharova gjithashtu përsëri vuri në dukje se është e shqetësuar në lidhje me gjendjen e kampit të refugjatëve, Rukban, që ndodhet në një nga rajonet të pushtuara nga SHBA-ja dhe të formuara në mënyrë të paligjshme rreth rajonit El Tanf.

‘KAMPI I REFUGJATËVE RUKBAN ËSHTË NJËRA NGA PIKAT ME MË SË SHUMTI VUAJTJE’

Duke deklaruar se dhjetëra mijëra njerëz në Rukban përpiqen të mbijetojnë në kushte jashtëzakonisht të vështira, Zaharova vuri në dukje se ky kamp ishte ‘një nga vendet me më së shumti vuajtje në hartën e Sirisë’.

Ministria e Jashtme e Rusisë dhe zyrtarët e e Ministrisë së Mbrojtjes me muaj të tërë kanë paralajmëruar në lidhje me gjendjen në kampin Rukban. Së fundmi zyrtarët rus kishin tërhequr vëmendjen për abuzim seksual dhe trafikim të qenieve njerëzore në këtë kamp.



Burimi : Sputnik News