Studentët fetarë mbajnë tubime në mbështetje të Jemenit

Publikuar në Nën. 21, 2018, 10:20 p.m.

Studentët fetarë në qytete të ndryshme të Iranit mbajtën tubime në mbështetje të popullit të Jemenit kundër shtypjes së Arabisë Saudite.

Studentët fetarë në qytete të ndryshme, në veçanti,  në kryeqytetin e Iranit, në Teheran dhe Kum  mbajtën tubime ku protestuan kundër luftës brutale saudite në Jemen.

Protestuesit brohoritnin slogane kundër regjimit saudit, si dhe aleatëve të tij, regjimit sionist dhe SHBA-ve.

Ndërkohë, Imami  i Namazit të Xhumasë në Teheran, Muhammed Hassan Abuturabi Fard, tha se populli i Jemenit është pranë fitores në këtë luftë kriminale joproporcionale.

Imami i referohej humbjes së sauditëve në Siri, Irak dhe pjesë të tjera të rajonit dhe vuri në dukje se komplotët saudite janë të dënuar për dështim.



Burimi : IRNA